E zë gazetarin duke fjetur në konferencë, shikoni çfarë i bën Enrique (VIDEO)

Dje konferenca për shtyp e Barcelonës pas ndeshjes ndaj Valencias, nuk ishte e zakonshme.

Sport

20/03/2017 09:55

Kjo pasi që Luis Enrique është tallur keq me një gazetar, të cilin e ka zënë duke fjetur.

“Shikoni si fle ai. Kjo do të thotë që unë s’jam interesant. Mirëmëngjesi djalosh”, tha ndër tjera Enrique me mahi, përcjellë “lajmi.net”.

Të gjithë të pranishmit në sallën e konferencës për shtyp, qeshën me këtë moment.

Pastaj Enrique vazhdoi me komentet e tij për sfidën e fituar ndaj Valencias 4:2. /Lajmi.net/

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6