E zbulon agjenti: Lewandowski shumë i zemëruar me Bayern Munich

Agjenti i Robert Lewandowskit ka përsëritur zemërimit e klientit të tij me skuadrën e Bayern Munich.

Sport

19/06/2017 17:36

Maik Barthel në një intervistë për ‘kicker’, ka deklaruar se Lewandowski është ndarë i pakënaqur me mos mbështetjen nga skuadra e tij në garën për golashënuesin më të mirë të sezonit në Bundesligë.

Këtë çmim këtë sezon e fitoi sulmuesi i Dortmundit, që shënoi dy gola ndaj Werder Bremen në ndeshjen e fundit të Bundesligës, për të përfunduar stinorin me 31 gola.

“Robert më tha se nuk mori asnjë mbështetje dhe se trajneri nuk bëri asnjë thirrje te lojtarët për ta ndihmuar për të fituar garën për golashënuesin në Bundesligë”, ka deklaruar agjenti i lojtarit, përcjell lajmi.net.

“Ai ishte i zhgënjyer si kurrë më parë, unë kurrë se kam parë në atë situatë. Ai më të vërtet shpresonte te mbështetja e ekipit”.

Kjo situatë mund të shtyjë 28 vjeçarin polak të kërkojë skuadër të re, dhe Real Madrid ka vite që interesohet për të./Lajmi.net/