E vrau me çekiç. “I ati kërkoi ta fejonte dhe të ndanin nusen bashkë”

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Selman Aliajn, i cili masakroi pak ditë më parë të atin e tij, Fejzi Aliajn.

Lajme

26/12/2017 19:43

Prokurori i çështjes zbardhi dinamikën sesi ndodhi krimi makabër në familjen Aliaj, e cila ishte zhvendosur nga Kukësi për të jetuar në Tiranë.

Babë e bir, tha prokurori, po shkarkonin triçiklin me disa mobilje të përdorura kur viktima i kishte thënë të birit se duhej të martohej pasi nusen do ta ndanin bashkë.

Prokurori përshkroi se në këtë moment vrasësi e ka goditur të atin dhe më pas ka tentuar ta fshehë trupin e tij në një liqen.

Prokurori përmendi se babë e bir prej dy muajsh kishin konflikte, pasi viktima e kishte fejuar të birin pa dëshirën e tij, në një kohë që 28-vjeçari e kishte refuzuar, pasi sipas tij donte t’i bashkohej të vëllait që është emigrant në Gjermani. /tch/