E vranë? Ja kush janë dy policët që masakruan të riun në qelitë e Korçës

Ende janë të paqarta rrethanat në të cilat humbi jetën 27-vjeçari nga Korça, Enea Ftoj.

Lajme

19/05/2018 15:09

Nën hetim janë vendosur dy punonjës policie, Alqi e Kreshniku, të cilët akuzohen nga familjarët se kanë dhunuar babanë e tre fëmijëve duke i shkaktuar vdekjen.

Dy ditët e ardhshme priten dhe konkluzionet e autopsisë mbi shkaqet që sollën ngjarjen e rëndë në qelitë e paraburgimit në Korçë.

Burime pranë Policisë së Korçës bëjnë me dije se 27 vjeçari, pasi është ndaluar nuk ka pranuar të marrë qetësues, për të cilat mjeku i kishte dhënë rekomandim.

Enea Ftoj është gjetur i pajetë rreth orës 7 të mëngjesit të së enjtes nga punonjës të komisariatit, ndërsa në orën 9 të po asaj dite ai do të dilte para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat në brendësi të komisaritatit, ndërsa policia hedh poshtë pretendimet se ndaj 27 vjeçarit është ushtruar dhunë.