E veshur me uniformë të FSK-së, Shkurte Fejza uron Ushtrinë

14 dhjetori tashmë cilësohet si datë historike për Kosovën.

ShowBiz

14/12/2018 15:39

E këtë ditë të madhe e ka uruar edhe Shkurte Fejza me anë të disa postimeve të ndara me fansat në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Në mesin e imazheve ishte edhe ai i Shkurtes kur pozon në mesin e pjesëtarëve të FSK-së, e veshur me uniformë të tyre.

“Urime Kosova ime e dashur Ushtria jonë.
urime për ushtarët-Djemt e Republikës
Urime dhe Lavdi për Dëshmorët e Kombit.
E gëzofshim të gjithë. përpara Kosovë”, janë fjalët e saj. /Lajmi.net/