E vërteta rreth “tërheqjes” së Gresa Pallaskës nga prezentimi i “Festivalit të Këngës” në RTSH

Ishte paralajmëruar se aktorja kosovare Gresa Pallaska, do të prezentoj këtë vit “Festivalin e Këngës” në RTSH.

ShowBiz

24/12/2015 14:25

Ajo kishte pasur disa takime me drejtorin e Festivalit Martin Lekaj, ndërsa ishin publikuar edhe emrat e prezentuesve ku figuronte edhe emri i Gresës, por si duket diçka nuk kishte shkuar, pasi këto ditë janë prezentuar vetëm dy emra të prezentuesve për këtë vit, ndërsa mungon Gresa, transmeton Magazina.al

Mediat kishin raportuar për një “tërheqje” të aktores kosovare, gjë që sot ka bërë që Gresa të jep një sqarim publik.

Sipas saj raportimet e disa portaleve që ajo është tërhequr nga moderimi i festivalit të RTSH-së janë të pavërteta pasi që angazhimi i saj asnjëherë nuk është formalizuar.

“Përderisa e kam mirëpritur interesimin e organizatorëve të festivalit që unë të moderoj këtë ngjarje me rëndësi, nuk kemi arritur të formalizojmë angazhimin për shkak të orarit tim të ngjeshur profesional me disa shfaqje jashtë vendit”, ka sqaruar Gresa.

Pavarësisht kësaj, ajo ka uruar që kjo ngjarje me rëndësi të shkon mirë, ashtu siç është planifikuar nga organizatorët.