E vendosi fotografinë e tij, në ekranin e secilit telefon që ndodhej në dyqan (Foto)

Në një dyqan për shitjen e telefonave dhe tabletave në San Paolo të Brazilit, një djalë i ri ka bërë ‘selfie’ me secilën pajisje dhe e ka vendosur fotografinë në “faqen” kryesore.

Auto & Tek

14/01/2017 00:25

Adoleshenti ka qeshur dhe ka bërë grimasa derisa është fotografuar, ndërsa më pas e ka lënë edhe imazhin që shihet qartë nëpër ekrane, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është vërejtur nga punonjësit se çfarë është duke bërë, loja tij është kuptuar më vonë kur janë ndezur telefonat nga klientët e interesuar.

“Sikur të gjithë ne që duam të luajmë me pajisjet e shtrenjta, që kurrë nuk do të mund t’i blejmë. Shumë do të kisha dëshirë të veproja njëjtë”, është një koment lidhur me rastin.