E vendosi bast triumfin e Federerit në Wimbledon, ja sa shumë para i ka fituar britaniku

Roger Federer me titullin e fituar në Wimbledon i ka bërë të gjithë tifozët e tij të lumtur, por ai që është entuziazmuar më shumë nga ky sukses është një 36-vjeçar me emrin George dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, britaniku siguroi përfitime financiare.

Sport

18/07/2017 21:17

Mësohet se George, presidenti i një kompanie biznesi, është edhe një admirues i Federer. Ai nuk ngurroi që të vendosë një bast prej 36 mijë Eurosh për suksesin e zviceranit dhe 35-vjeçari nga Bazeli nuk e zhgënjeu. Federer mundi Cilic 3-0, ndërsa George fitoi plot 184 mijë Euro.

“Nuk vë shpesh baste, por kur e ndërmarr një veprim të tillë jam i sigurt. Federer fitoi turnetë më të rëndësishëm në fillim të këtij viti dhe kur deklaroi përqendrimin e tij në fushat me bar dhe çemento, kuptova se në Wimbledon do të shkonte deri në fund. Gjithsesi, unë nuk kam mundur të fle për  ditë të tëra”, tha George për Telegraph.