E turpshme: Shikoni çfarë i kanë bërë Kosovës në Estoni

Federata e Volejbollit të Kosovës e ka bërë një ankesë në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit, për shkak të dy lëshimeve të mëdha në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2018, ku Kosova u takua me Hungarinë.

Sport

25/05/2017 15:40

Transmetuesi publik ka shënuar shkurtesën e Kosovës si “SRS” në vend të “KS”.

Në anën tjetër, edhe flamuri i Kosovës është shpalosur mbrapsht.

Kosova humbi nga Hungaria 0:3 në sete (13:25,17:25,9:25).

Sekretari Gjeneral i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Blerim Gerguri, i është drejtuar FIVB-it me një ankesë

“Federata e Volejbollit të Kosovës reagon dhe proteston ashpër ndaj në lidhje me transmetimin në internet të ndeshjes mes Hungarisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror të Volejbollit, rundi i dytë, në grupin D, më 24.05.2017. në Tallin të Estonisë,” ka shkruar Gerguri në ankesën e tij.

“Shkurtesa e përdorur në këtë ndeshje për shtetin e Kosovës ishte ‘SRS’, edhe pse Kosova e ka shkurtesën ‘KOS’. Mendoj se kjo është bërë me qëllim që të dëmtohet reputacioni i ekipit nacional të vendit tim. Ju lus që ta trajtoni me seriozitet këtë rast dhe t’i ndëshkoni përgjegjësit në përputhje me rregulloren e CEV dhe FIVB”.