E turpshme: Ja sa ndeshje Reali i ka fituar falë ndihmës së gjyqtarëve këtë sezon

Në Spanjë vazhdojnë akuzat drejt gjyqtarëve, për favore të vazhdueshme ndaj Real Madridit.

Sport

13/03/2017 13:42

Gazeta katalunase “Mundo Deportivo”, ka “bombarduar” gjyqtarët spanjollë sot.

Ajo ka publikuar listën e ndeshjeve ku Reali është ndihmuar nga referët që të fitojë, përcjellë “lajmi.net”.

Kjo listë nga “MD” vjen pas ndeshjes së mbrëmshme, ku gjyqtarët morën disa vendime shumë të dyshimta, në fitoren e Realit 2:1 ndaj Betisit.

Më poshtë e keni listën e ndeshjeve të cilat Reali i ka fituar falë ndihmave nga gjyqtarët, gjithnjë sipas gazetës katalunase.

Real Madrid-Celta Vigo 2:1
Espanyol-Real Madrid 0:2
Real Madrid-Sporting Gijon 2:1
Real Madrid-Deportivo 3:2
Real Madrid-Malga 2:1
Villarreal-Real Madrid 2:3
Real Madrid-Betis 2:1.  /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6