E turpshme: Batshuayi u tall me Moratan pas humbjes së penalltisë ndaj Arsenalit (VIDEO)

.

Sport

07/08/2017 09:31

Michy Batshuayi po akuzohet se ka përqeshur shokun e skuadrës, Alvaro Morata, pas dështimit të penalltisë në finalen e Superkupës mes Chelsea dhe Arsenal.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:1, ndërsa në penallti ishte skuadra e Arsenalit që u tregua më e mirë.

Morata që i kushtoi Chelsea 80 milionë euro, u inkuadrua në lojë në minutën e 74’të, ndërsa dështoi të shënoi në serinë e penalltive.

Kjo ka bërë që shoku i skuadrës së tij, Michy Batshuayi të qeshet me të./Lajmi.net/