E transformon veten në fytyrat e të famshmëve (Foto)

Shikoni se si kjo grua e transformon fytyrën e saj në shumë personazhe të njohura si Rambo dhe Toni Montana.

Fun

13/11/2014 17:45

Nëse jeni në dijeni të trendit që është shfaqur në internet për ‘transformimin e fytyrës me grim’, atëherë me siguri që e dini se ka shumë njerëz të talentuar që e transformojnë veten në personazhe të famshme.

Lucia Pittalis, një artiste e grimit nga Italia, kishte postuar në Instagram disa transformime të fytyrës së saj me grim.

Kështu, ajo çdo ditë filloi të postojë fotografi të grimosjeve të ndryshme të fytyrës, për tu dukur kështu si Rambo, Toni Montana e shumë të tjerë.

Lajmi.net ju sjellë fotografitë e Lucia-së që mund t’i shihni më poshtë: