E tmerrshme: Tifozët e Bocas godasin për vdekje tifozin e River Plate

Një tifoz argjentinas i River Plate është vrarë pas kremtimit të triumfit të klubit të tij në Copa Libertadores.

Sport

13/12/2018 22:17

River Plate ka fituar ‘Copa Libertadores’, duke e mundur 3:1 në ndeshjen e dytë finale rivalin e madh lokal, Boca Juniros.

Festimi i këtij suksesi, i ka kushtuar më jetë një tifozi argjentinas të River Plate, shkruan lajmi.net.

Exoquiel Aaron Neris, një tifoz 21 vjeçar i River Plate, u godit për vdekje me thikë pas festimit për suksesin e skuadrës së tij nga dy tifozë të skuadrës rivale të Boca Juniors.

“Unë po vdes sepse jam tifoz i River Plate, kështu që ata më sulmuan”, raportohet të ketë thënë i riu para se të ndërronte jetë pak orë pas sulmit./Lajmi.net/