E tmerrshme: Shqyen faqet e Kuranit, urinon mbi to dhe më pas i vë flakën librit të shenjtë (Foto/Video, +16) – Lajmi.net
E tmerrshme: Shqyen faqet e Kuranit, urinon mbi to dhe më pas i vë flakën librit të shenjtë (Foto/Video, +16)
Autori: Lajmi.net BotaFunKuriozitete 17:58, 15 February 2017
Një grua ka shkaktuar zemërim në botën myslimane, pasi filmoi veten duke urinuar në librin e shenjtë Kuranin, të cilit më pas i vë flakën, shkruan Mirror.

Gruaja e paidentifikuar shihet në video duke qëndruar pranë flamurit sllovak, derisa në dorë mban Kuranin të cilin e urinon dhe më pas i vë flakën, transmeton Telegrafi.

Gruaja me flokë të zeza kishte realizuar videon diku në malet e Sllovakisë, ku shihet duke shqyer faqet e Kuranit, dhe më pas zhvesh pantallonat për t’i urinuar faqet e shqyera.

Pas këtij veprimi të pafalshëm ajo i lyen ato me benzinë të cilave më pas iu vë flakën. Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo u ka dërguar mesazh kërcënues myslimanëve që jetojnë në “vendin e saj”.

Para objektivit të kamerës ajo i drejtohet myslimanëve si “parazit”.

“Do t’ju përndjek një nga një. Pa marrë parasysh nëse është femër, fëmijë apo burrë. Do t’i shfaros të gjithë që më dalin përpara. Kam një mesazh edhe për policinë – askush nuk mund të më ndalë”, ka shtuar ajo.

Prej se është publikuar videoja në internet ka pasur ankesa të shumta, ndërsa policia raportohet se është duke hetuar rastin. Ndërkaq gruaja në video besohet se ka ikur në Finlandë. /Telegrafi/

Fjalët kyçe: grua, Kuran, urinon

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play World Soccer Champion
  • Play Supercar Showdown