E tmerrshme: Shikoni si polici vret qenin para shtëpisë (Video)

Një polic nga Florida ka vrarë një qen duke e gjuajtur atë tri herë në kokë. E gjitha ndodhi kur polici trokiste në derën e një shtëpie për t’iu treguar familjarëve se dera e veturës së tyre ishte e hapur.

Bota

22/10/2015 09:46

Nga kjo, qeni vrapon drejt tij duke dalë nga dera e shtëpisë ku edhe gjuhet nga polici, shkruan Dailymail.

Familjarët mbetën të tmerruar nga humbja e qenit të tyre të dashur dhe thonë se nuk arrin ta kuptojnë se si mund të vritet një qen vetëm se ai vrapon në kopshtin e tij, transmeton lajmi.net.

Polici, i cili nuk është identifikuar është vënë në pushim administrativ, përderisa është duke u zhvilluar hetim rreth këtij rasti./lajmi.net.

YouTube player