E tmerrshme: Raikkonen ia thyen këmbën mekanikut të tij

Në garën për Shpërblimin e Madh të Bahreinit që po zhvillohet në shtegun Sakhir, ka ndodhur një prej incidenteve më të pazakonta të viteve të fundit.

Sport

08/04/2018 20:34

Ngasësi finlandez i Ferrarit Kimi Raikkonen, në dalje nga pit stopi i tij i dytë shkeli njërin nga mekanikët të cilit i shkaktoi lëndime të rënda dhe të cilin ekipi i Ferrarit e transportoi urgjentisht në spital.Incidenti ndodhi si pasojë e pakujdesisë, meqë Raikkonen u nis të kthehet në garë, pa iu montuar rrota e pasme e djathtë, për të cilën pikërisht po kujdesej mekaniku që e pësoi.

Akutalisht është vështirë të thuhet nëse ky ka qenë gabim i shoferit apo i ekipit të pit stopit të Ferrarit, që mund ti ketë dhënë Raikkonenit sinjal të gabueshëm për tu nisur, para se të përfundojë ndërrimi i gomave.