E tmerrshme: Nëna rreh fëmijën 3-vjeçar deri në vdekje vetëm pse nuk e duronte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një nënë ka rrahur fëmijën e saj vetëm 3 vjeçar deri sa i ka shkaktuar vdekjen.

Bota

17/02/2017 16:40

“Nuk pushonte së qari, bënte shumë naze, e rraha se doja të kuptonte”. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të janarit dhe fëmija i dhunuar vetëm 3 vjeç e 8 muaj arriti i vdekur në poliklinikën e Modenas.

Mësohet se ishte vetë nëna me origjinë, moldave e cila ka çuar fëmijën në spital si dhe ka treguar mbi ngjarjen e rëndë.

Në hetimet e policisë është përfshirë edhe partneri i saj i cili është shqiptar.

Burime nga policia mësohet se shqiptari është me precedent penal pasi ka disa akuza për prostitucion.

Gruaja, një 27 vjecare moldave ka pranuar se e ka rrahur fëmijën, me një dëshmi që ka lënë pa fjalë hetuesit. ”E rraha se bënte shumë kapricio. Doja vetëm të pushonte e të mos qante më por nuk mendova se do vdiste”- ka thënë ajo./albeu.com/