E tmerrshme: Mishi i lopëve të ngordhura do të përfundonte në suxhukë dhe byrektore

Sot gjatë ditës Policia e Kosovës arrestoi një person të cilit iu kapën mbi 1 mijë kilogramë mish të prishur, i gatshëm për t’iu shitur njerëzve.

Lajme

17/01/2019 20:33

Burime të kallxo.com të afërta me hetimet e hapura në Pejë për rastin e mishit të prishur kanë sqaruar se personat e dyshuar që copëtuan lopën e ngordhur merreshin me furnizimin e disa byrektoreve me mish, prodhimin e suxhukut dhe proshutës.

Sipas këtyre informatave, proshuta terej në shtëpinë e të dyshuarit, ndërsa suxhuku në njërën prej mishtoreve të njohura të Pejës.

Burimet e afërta me hetimet sqarojnë se grupi furnizonte edhe byrektoret me mish të bluar.

Kallxo.com ka siguruar fotografi të lopëve të ngordhura, të cilat ishin bërë gati për t’u shitur në tregjet e Pejës.

Fotografitë tregojnë depon ku përpunohej mishi dhe gjendjen në të cilën ndodheshin frigoriferët.