E tmerrshme: Kalimtari përplaset keq nga një veturë (Video)

Një motorist ka filmuar momentin dramatik se si një burrë është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën.

Bota

24/02/2016 10:25

Video ka hapur shumë debate në internet, me përdorues që komentonin se cili prej tyre është fajtor.

Klipi i regjistruar në Abingdon të Oxford Shire në Angli, sipas ora, tregon se si dy burra kalojnë rrugën kur një automjet Volswagen “hedh”  në ajër njërin prej tyre.

Incidenti është postuar në Youtube në 2014-ën por pushtoi internetin pasi u publikua në rrjetin Reddit.

YouTube player