E tmerrshme, ja si duket në të vërtet Beyonce (Foto)

Disa fotografi të këngëtares së njohur botërore, Beyonce të pa retushuara janë publikuar në internet, të marra nga reklama që e ka bërë këngëtarja për kompaninë e kozmetikës, “L’Oreal”

ShowBiz

18/02/2015 22:05

Kaq ka mjaftuar që të çmenden përdoruesit e internetit pasi lëkura e yllit të njohur duket si mos më keq.

Shumë njerëz kanë shkruar duke thënë se këngëtarja padyshim do ta padis firmën franceze për rrjedhjen e këtyre fotografive pasi ajo duket tmerrësisht keq.

Faqja e internetit, “The Beyonce World” që i ka publikuar fotografitë i ka hequr ato pasi një numër i madh i adhuruesve por edhe atyre që nuk e pëlqejnë fare këngëtaren kanë postuar komente të shumta duke përdorur gjuhë të tmerrshme, transmeton Indeksonline.

“Për shkak të përbuzjes nga adhuruesit e këngëtares, ne i kemi hequr fotografitë. Ne nuk duam që të nxisim debat dramatik, e as që duam të nisim një luftë në mes të adhuruesve. Disa nga gjërat që janë thënë poshtë fotografive kanë qenë të tmerrshme dhe ne nuk duam të jemi pjesë e kësaj. Ne i kemi postuar fotografitë për të ndarë me ju faktin se mbretëresha jonë është natyrshëm e bukur dhe në të njëjtën kohë ajo është thjeshtë një grua e zakonshme”, është arsyetuar ‘The Beyonce World” pasi i ka hequr fotografitë.

Mirëpo, si çdo gjë tjetër, mjafton të publikohet në internet diçka për pak sekonda dhe ato fotografi bëjnë xhiron e botës menjëherë.

Beyonce

Beyonce

Beyonce