E tmerrshme! Gruaja zbulon krimba në urinën e saj (Foto)

Mjekët kanë përshkruar rastin e çuditshëm të një gruaje, e cila ka gjetur krimba duke lëvizur në urinën e saj. 50-vjeçarja nga Karolina e Jugut, ka vajtur në spital duke u ankuar se tre muajt e fundit ka parë krimba duke lëvizur në urinë.

Lifestyle

29/06/2016 13:51

Ajo ka treguar gjithashtu se ka përjetuar dhimbje të jashtëzakonshme në anën e djathtë. Duke përshkruar rastin e saj në gazetën “BMJ Case Reports”, doktorët i kanë kërkuar një mostër të urinës. Ata zbuluan larva të shumta, të vogla dhe me ngjyrë të errët rreth 0.5 centimetër të gjatë, që shikoheshin me sy të lirë.

Testimi i mëtejshëm zbuloi se larvat nuk ishin plotësisht krimba por i përkisnin specieve “Dipteria”, miza fluturake të cilat lëshojnë vezë në formë krimbash, të cilat shkaktonin “Myasis”, një infeksion parazitar, në të cilën vezët e mizës zhvilloheshin brenda trupit.

Pacienti nga Karolina e Jugut, u diagnostikua menjëherë  me infeksion parazitar, në të cilën një mizë fluturake ka lëshuar vezët, duke kaluar në traktin urinar të gruas, shkruan tvklan.

Infeksioni parazitar në përgjithësi shkaktohet kur njerëzit pijnë ujë, nga burime ku ndodhen vezët. Disa infeksione parazitare të tjera mund të shkaktojnë dëmtime në lëkurë, sy dhe në rrugët e frymëmarrjes. Megjithatë, pas një mjekimi afat-shkurtër, pacientja nuk ka patur më probleme dhe se larvat në urinën e saj janë zhdukur.

krimb