E tmerrshme: E rrëmbejnë dhe e bëjnë nuse me zor (Video)

Pamjet ku një vajzë është rrëmbyer dhe është bërë nuse derisa ulërinte dhe zvarritej duke kundërshtuar martesën e detyruar, kanë turpëruar Kazakistanin. 

Bota

14/10/2014 17:01

Video e bërë me një telefon tregon pamje shqetësuese të momentit kur vajza adoleshente e rrëmbyer arrin në shtëpinë e burrit të saj të ardhshëm në rajonin Akmola të Kazakistanit.

Aty shihet se si vajza e re ulet dhunshëm në pjesën e pasme të veturës, nën ritmet e muzikës tradicionale të Kazakistanit, derisa bërtet dhe lutet që ta lejojnë të kthehet shtëpi, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Në shumicën e vendeve, rrëmbimi i nuses konsiderohet krim seksi. Aktivistja lokale e të drejtave të grave Anfisa Zuyeva, praktikën e tillë e ka quajtur “barbare”.

“Nuk është çudi të themi se si popull jemi mbrapa”, tha ajo.

Gjtihashtu, pamjet tregojnë momentet kur derisa vajza ulërinte, i shtrohet qilimi ku shtyhet drejtë shtëpisë së dhëndrit, duke i hedhur edhe sheqerka.

Ajo e bën një përpjekje të fundit rezistence në derë të shtëpisë, duke u shtyrë përsëri brenda derës, përpara një turme të burrave dhe grave. 

Praktika të tilla të rrëmbimit të vajzave për t’i bërë nuse, janë në rritje në Kazakistan. 

Në këto raste, shpesh vajzat mbahen të mbyllura derisa ato pranojnë martesën, sigurisht edhe në negociata që pasojnë mes familjeve.

Kjo praktikë është një zakon i lashtë në këtë rajon dhe ka formalitete të ndryshme. Në disa rrethana rrëmbimi mund edhe të jetë konsensual.

Kur ndodhë e kundërta, autorët mund të përballen edhe me ligjin.

Aktivistët kërkojnë që kjo praktikët duhet të ndalen. Ata kanë ndërmarrë një fushatë kundër kësaj tradite, ku vajzat martohen me burra të cilët nuk i dashurojnë, dhe kundër vullnetit të tyre.

‘Shpesh familjet e viktimave të bien dakord, sepse dhëndëri u jep atyre një shumë të hollash”.

“Por kjo është një traditë e vjetër dhe e tmerrshme e cila nuk ka vend në Kazakistan modern. Deputetët kanë bërë thirrje që ajo të bëhet e kundërligjshme, duke theksuar se se një përqindje jashtëzakonisht e madhe e vajzave të reja kanë qenë viktima të rrëmbimeve”, thonë aktivistët. (lajmi.net)