E tmerrshme: Drejtoresha dhe mësuesja shkëmbejnë grushte para nxënësve (Video)

Roli i mësuesve në jetën e nxënësve pa dyshim që është i rëndësishëm. Mirëpo, ky besim ka rrezik se mund të shembet nga disa pamje shokuese që kanë ndodhur në një shkollë në regjionin indian të quajtur Punjab. Aty para nxënësve u rrahën me grushte mësuesja dhe drejtoresha e shkollës

Bota

28/07/2017 08:26

Mësuesja Kailash Rani dhe drejtoresha Veena Bassi kanë pasur mosmarrëveshje për një kohë të gjatë, dhe ky incident duket se vjen si rezultat i këtyre problemeve.

Mësuesja e kishte akuzuar drejtoreshën për keqpërdorim të fondeve të shkollës dhe pastaj ka thënë se drejtoresha donte ta largonte atë nga shkolla.

Sidoqoftë, presidenti i shkollës i ka gjetur si përgjegjëse të dyja palët, duke shtuar se incidente të tilla kanë qenë arsyeja pse shkolla ka pasur rezultate të dobëta, shkruan Gazeta Metro.

YouTube player