E tmerrshme çka u ndodh ushtareve koreanoveriore nga kolegët

Koreja e Veriut është vendi që mban numrin një në botë për ushtaret femra. Por, prapa këtij fakti fshihet një realitet i dhimbshëm.

Bota

22/11/2017 15:24

Jeta në ushtrinë e Koresë së Veriut për ushtaret femra është kaq e vështirë, se atyre iu ndërpriten menstruacionet, ndërsa përdhunimet janë një gjë e zakonshme.

Kjo gjë është rrëfyer nga Lee So Yeon, e cila u fut në moshën 17-vjeçare në ushtri, e shtyrë nga ndjenja e patriotizmit dhe për të ndjekur gjurmët e familjarëve të saj.

Ushqimi i rregullt dhe i sigurt ishte gjithashtu një nxitje jo vetëm për të, por dhe për shumë të tjerë, që të shkonin në ushtri, pasi gjatë viteve ’90, Koreja e Veriut përballej me zinë e bukës.

Yeon, tashmë 41 vjeç, thotë se fillimisht iu gëzua jetës në ushtri.

Atyre madje iu dhanë edhe nga një tharëse flokësh, që megjithatë nuk para e përdornin, për shkak të ikjes së vazhdueshme të energjisë.

Por më pas vjen pjesa e vështirë, duke filluar që nga shkurtimet në ushqime, deri tek stërvitja e egër.

“Pas gjashtë muajsh, ne nuk na vinin më menstruacionet, për shkak të ushqimit të keq dhe ambientit stresues”, thotë ajo.

41-vjeçarja thotë se ato nuk mund të bënin dush, pasi nuk kishin, dhe laheshin në lumë, nën frikën e gjarpërinjve dhe bretkosave.

Përveç stërvitjes, ato gatuanin dhe pastronin në ushtri, ndërsa meshkujt çlodheshin.

Yeon thotë se nga periudha 1992 deri në 2001, kur ajo shërbeu në ushtri, shumë shoqe të saj u përdhunuan, edhe pse ajo mundi të shpëtonte vetë.

“Komandanti i kompanisë, pas stërvitjes qëndronte në dhomën e tij dhe përdhunonte ushtaret femra që i kishte nën komandën e tij.

Kjo ndodhte pa pushim”, rrëfen 41-vjeçarja.

Ajo u largua nga ushtria në moshën 28-vjeçare, ndërsa në vitin 2008 u arratis nga Koreja e Veriut.