E thotë Visar Ymeri: Opsioni i krijimit të partisë së re është në tavolinë

Kohëve të fundit në media kanë qarkulluar informacione se krahu anti- Kurti do të formojë partinë e re të quajtur Alternativa Socialdemokrate, e cila do të udhëhiqet nga Visar Ymeri.

Lajme

19/01/2018 22:37

Ky i fundit në “Argument plus” në RTV 21, tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar deri me tani. “Nuk është diskutuar asnjë formë e organizimit partiak, nuk them tash se do të këtë parti të re”, deklaroi ai.

Sipas tij ky do të jetë vendim i përbashkët i gjithë atyre njerëzve të cilët nuk pajtohen me çfarë po ndodh në Vetëvendosje. Ymeri shtoi  se nuk e përjashton mundësinë e formimit të një partie tjetër, por as mundësinë e qëndrimit në VV.

“Natyrisht as nuk e përjashtoj e as nuk e përjashtoj mundësinë se do të rrijmë në Vetëvendosje, secili opsion është i hapur”, tha Ymeri.

YouTube player

Lexoni edhe:

Visar Ymeri e thotë troç: Albin Kurti e nisi dhe e nxiti përçarjen në VV