E thotë vetë Çiljeta: Kaq para mbaj në xhep

Mbrëmë është mbajtur emisionit "Shiko kush luan" i cili drejtohet nga moderatorja Luana Vjollca.

ShowBiz

19/11/2017 15:57

Në mesin e të ftuarve ishin edhe këngëtarët Çiljeta Xhilaga,  Alban Ramosaj dhe moderatori Labinot Gashi, shkruan lajmi.net.

Çiljeta mbrëmë kishte pranuar se është në lidhje, por nuk e tha nëse është me Alban Hoxhën.

Në njërën nga lojërat në të cilën këngëtarja ishte protagoniste, Çiljeta u zu ‘ngushtë’ nga pyetja që i bëri Luana.

Ajo e pyeti se sa para mbanë Çiljeta me vete, ndërsa kjo e fundit pa e patur fare problem u përgjigj se mbante shumën prej 100 eurosh.

Kujtojmë që kënga e fundit e Çiljetës është “Hajmali”, baladë me të cilën po kunkuron në “Kënga Magjike”. /Lajmi.net/