E thotë ministri: Rrymën e shpenzuar në veri po e paguajnë çdo shtëpi dhe biznes kosovarë – Lajmi.net
E thotë ministri: Rrymën e shpenzuar në veri po e paguajnë çdo shtëpi dhe biznes kosovarë
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 15:54, 24 October 2017
Pavarësisht përmirësimit në vitet e fundit në sistemin e energjisë, humbjet teknike dhe komerciale të energjisë elektrike janë ende shumë të larta. Kjo humbje, është rreth 32 përqind, por që po i kushton çdo familjeje kosovare.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik  Valdrin Lluka në një ligjëratë të mbajtur në Universitetin e Amerikan të Kosovës me temë “Politikat  e sektorit të energjisë”, tha se për këto humbje ka arsye të ndryshme, sepse qytetarët e veriut të Kosovës nuk paguajnë dhe kjo konsiderohet si humbje. Sa i përket çështjes së veriut të vendit, ministri tha se kjo është një çështje politike, të cilën po e trajtojnë këto momente. Sipas tij, rreth 5 përqind e qytetarëve në veri shfrytëzojnë energjinë elektrike, por nuk paguajnë faturat kurrë, një shumë që kap vlerën 11 milionë euro. Dhe këto 11 milionë euro, ai tha se, iu shtohen çdo qytetari të Kosovës.

“Prej vitit 2000, në një periudhë 15 vjeçare, pra që nga viti 2015, ne kemi importuar pothuajse 550 milionë euro energji elektrike. Kjo ka të bëjë me koston e termocentralit për të cilin biseduam. Pavarësisht përmirësimit në vitet e fundit, humbjet teknike dhe komerciale janë akoma shumë të larta. Kjo humbje është rreth 32%. Pra, për këtë 32%, ka arsye të ndryshme. Ka arsye që qytetarët e veriut të Kosovës nuk paguajnë dhe kjo konsiderohet si humbje. Ka arsye që rrjeti është aq i vjetër dhe kaq i keq sa ka humbje, apo për shkak të lidhjeve ilegale. Në secilën mënyrë, të gjitha këto humbje iu shtohen secilës shtëpi dhe secilit biznes në këtë vend ”, deklaroi ministri Lluka.

Ministri para studentëve foli edhe për strategjinë 10 vjeçare, strategjinë e energjisë të miratuar dy javë më parë, për të cilën tha se përcakton objektivat themelore të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sektorin e energjisë.

“Është një strategji  10 vjeçare, e cila përcakton objektivat themelore të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sektorin e energjisë duke marrë parasysh zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, mbrojtjen e mjedisit, furnizimin e qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë për konsumatorët, në mënyrë që të shmangim shkurtimet e energjisë, përdorimin efikas të energjisë, zhvillimin e kapaciteteve gjeneruese të reja konvencionale dhe të rinovueshme, krijimin e tregut konkurrues dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sistemin e energjisë”, deklaroi ministri Lluka.

Sipas tij, si projekte madhore mbeten ndërtimi i TC “Kosova re” prej 1 miliardë euro, rehabilitimi i “Kosova B” prej 380 milionë euro, dekomisionimi i TC “Kosova A” prej 40 milionë euro si kërkesë e KE si dhe investimet në miniera prej 250 deri 350 milionë euro. Po ashtu ai përmendi edhe projektet tjera bashkëpunuese për energji me Shqipërinë. Ministri Zhvillimit Ekonomik ka thënë se TC ‘Kosova A’ do të duhej të mbyllej deri më tash për shkak se është një ndotës shumë i madh, dhe se nuk mund të qëndroj më gjatë në këtë gjendje.

Shumica e termocentraleve janë në fund të periudhës. Ne kemi TC Kosovën A, e cila tashmë është zhvlerësuar shumë kohë më parë. Duhej të ishte mbyllur deri tani. Është një ndotës shumë i rëndë dhe ne duam të sigurohemi se nuk qëndron më gjatë në atë mënyrë. Gjithashtu, për shkak të këtyre faktorëve që përmenda, kemi pasur shumë ndërprerje të energjisë, kemi pasur programin e strukturës ABC, dhe kjo ka shkaktuar shumë probleme. Ekziston një studim amerikan, i cili konfirmon se ka rreth 300 milionë euro humbje nga këto shkurtime të energjisë të shkaktuara për bizneset”, theksoi Lluka.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova për 30 vjet nuk ka bërë asnjë investim në kapacitetet e prodhimit të energjisë, dhe se vendi ka importuar vazhdimisht energji me çmime shumë të larta për të mbuluar kërkesat maksimale që vijnë zakonisht nga bizneset. Ai ka marr një shembullin e muajt janar të këtij viti, i cili tha se viti ka qenë ndër muajt më të vështirë të regjistruar ndonjëherë, ku është importuar energji me një çmim prej pothuajse 250 euro për megavat, ndërsa çmimi që prodhohet në Kosovë 25 euro për megavat. Sipas Llukës është një ndryshim mjaft i madh ose dhjetë herë më e shtrenjtë./Lajmi.net/

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master
  • Play Berry Rush