E thotë hapur Capital T: Edhe pse msheft kta po m’urrejnë shumë

Mes artistëve tanë ka miqësi shumë të mira, por ka edhe shumë raste të armiqësive të hapura.

ShowBiz

05/11/2017 08:25

Një reper i dashur për publikun është edhe Capital T, i cili është shumë i kërkuar, shkruan lajmi.net.

Capital T është goxha aktiv me projekte të reja, së fundi ka publikuar një ‘mixtape’ me 15 këngë për të cilat ka punuar shumë.

Në një postim që bëri së fundi në rrjete sociale, Capital T thotë se rivalët po e urrejnë edhe pse e bëjnë fshehtë këtë gjë.

“Edhe pse msheft kta po m’urrejnë shumë
se prej që hina n’lojë si mi qit n’gjumë
po m’analizojnë çka ka ma shumë ky djali
po ju sjeni t’bomë prej kti materiali ” ka shkruar reperi në profilin e tij në Instagram, vargje këto që janë pjesë e këngës “Infinit” e cila përfshihet në albumin e fundit. /Lajmi.net/