E tallin për dukjen e saj; por ajo ka zgjedhur të jetojë e lumtur |FOTO|

Ciera Swaringen 19 vjeç ka mësuar që t'i përqafojë qindra nishanet në fytyrën dhe trupin e saj.

Fun

19/08/2015 17:30

Swaringen ka lindur me një çrregullim të madh të melanomave, një gjendje e rrallë e lëkurës që thuhet se shfaqet një në 500.000 lindje, kjo gjendje e ka lënë trupine saj të mbuluar në nishane dhe shenja të lindjer. Shenja më e madhe i mbulon pjesën në mes të trupit. Mjekët i kanë thënë asaj se fatmirësisht shenjat e lindjes tek ajo nuk kanë ndonjë rrezik, por ajo nuk mund të bëjë ndonjë ndërhyrje kirurgjike për ti hequr ato.

“Një ditë më kujtohet, kur u futa në autobusin e shkollës dhe dëgjova një djalosh të vogël tek qeshte me mua dhe më quante qen me pika. Ai moment vërtetë ma tronditi vetëbesimin. Isha shumë e re, dhe ajo që dëgjova më bëri të ndihem ndryshe nga të tjerët, sikur diçka nuk ishte në rregull me mua,” rrëfen Ciera.

Sipas saj, djemtë janë më të shpeshtë me komente, duke thënë gjëra si; dukesh e pa-larë, shko pastrohu.

Por tani ajo është rritur dhe nuk lejon që këto momente t’a mposhtin. “Jam shumë krenare që dukem ndryshe, dhe në fund të ditës të gjithë ne kemi diçka jo të zakonshme, qoftë ajo e brendshme apo jashtme.”

Ajo thotë se gjithë kontributin për vetëbesimin dhe energjinë pozitive e ka marrur nga familja e saj: “Më kujtohet kur kam shkuar ditën e parë për në shkollë, nëna ime më kishte thënë se këto shenje ishin puthje nga engjëjt.” /lajmi.net

Doctors told Swaringen that luckily her birthmarks pose no health risks, but she could not undergo surgery to remove them.

According to the teen, boys are often the first to comment, saying things like, "You look like you're dirty, take a wash."