E sulmuan me acid në fytyrë, ja çfarë kërkon tani (Video)

Reshma, një 18 vjeçare ka humbur njërin sy ndërsa vuan nga figura e çrregullt e fytyrës së saj gjatë një sulmi në vitin 2014.

Fun

03/09/2015 10:42

Ajo ishte sulmuar nga kunati teksa ishte rrugës për në shkollë. Mirëpo, tani ajo është duke bërë thirrje për rregulla të forta për shitjen e lëngje korrozive.

Në një video tutoriale, “Jep dashuri, mos bëjë plagë”, ajo shpjegon se si bëhet lyerja e buzëve. E gjithë esenca e kësaj ishte se mesazhi që ajo donte të përçonte tek të tjerët kishte të bënte me atë se sa shumë e lehtë është blerja e një acidi, njëjtë sikurse një buzëkuq, shkruan Dailymail.

Ajo tregon se sa e lehtë është blerja e acidit në Indi dhe se si numri i rasteve sikurse vetë ajo po rriten çdo ditë e më shumë, transmeton lajmi.net.

Në prill të këtij viti, thuhet se Qeveria po zhvillonte një program për rregullimin e shitjes së acidit, me qëllim që të regjistrohen blerësit./lajmi.net.

YouTube player