E sulmon ashpër një femër sa për të bërë një video (Video shokuese)

Një video shokuese është publikuar nga policia, ku shihet një person duke sulmuar një femër në stilin e ndërhyrjes në futboll, pa u provokuar fare nga ajo.

Bota

28/02/2015 23:15

Video tregon djalin duke numëruar deri në tre i drejtuar nga kamera para se ta sulmoj femrën e cila ishte duke pritur të kalojë rrugën.

Një ndërhyrje e tillë kaq e ashpër sigurisht se do të ndëshkohej drejtëpërdrejtë me karton të kuq, përjashtim nga loja, transmeton lajmi.net.

Femra u rrëza keq në tokë dhe ngeli e befasuar nga sulmi i papritur që i erdhi nga pas.

Sulmi i dhunshëm i paprovokuar ka ndodhur në Barcelonë dhe video është publikuar nga policia me qëllimin për të marrë ndihmë nga qytetarët për të identifikuar fajtorët. (lajmi.net)