E shpëton me fshesë vajzën e varur lartë në dritaret e ndërtesës (Video)

Një njeri ka shpëtuar një vajzë të vogël të cilën e pa se kishte mbetur e varur në dritaren e një banese në Kinë.

Fun

01/09/2015 09:01

Wang Baoping ishte duke ecur poshtë banesës kur e pa vajzën duke ulëritur për ndihmë nga një dritare e katit të katërt të ndërtesës, thuhet sipas raporteve.

Z. Wang u hodh në veprim, duke u ngjitur në dritaren afër saj dhe duke përdorur një fshesë për të ndihmuar vajzën që të mos binte poshtë, transmeton Lajmi.net.

Videoja e këtij incidenti shfaqë momentin kur ai del jashtë dritares për ta mbajtur atë derisa prindërit e saj ishin në gjendje për ta tërhequr atë brenda.

Vajza u trondit por mbeti e padëmtuar nga ky incident, i cili ndodhi në provincën Shangong. (Lajmi.net)