E shkatërruar se i vdiq ish i dashuri, këngëtarja i kthen të fejuarit unazën super të shtrenjtë

Ariana Grande dhe i fejuari i saj Pete Davidson kanë lajmëruar përfundimin e romancës mes të dyve.

ShowBiz

17/10/2018 08:05

Mediat e huaja shkruajnë se pas ndarjes, Ariana, e cila prej pak kohësh ndodhet në gjendje të rënduar emocionale, ka kthyer unazën e fejesës 100 mijë dollarëshe që Pete ia dhuroi në qershor.

Unaza përbëhej nga një diamant 3 karat që u dizejnua veçanërisht për Arianën.

Kujtojmë se këtë fundjavë, ata i dhanë fund fejesës 5 mujore. Thuhet se gjithçka ndodhi për shkak të vdekjes së ish të dashurit, Mac Miller.

Vendimi ishte i ndërsjellë, por Ariana ishte ajo që ndërmori hapin e parë.