A e shkaktojnë telefonët celularë kancerin?

Tani thuajse të gjithë jemi të lidhur shumë me telefonët tanë celularë por hulumtimet në fushën e teknologjisë dhe mjeksisë po japin vërejtje të mëdha në lidhje me këtë qështje.

Lifestyle

28/05/2016 05:21

Studimi i fundit i kryer në SHBA, ka treguar për lidhjen që kanë radiovalët me sëmundjen e kancerit, transmeton lajmi.net

Studimi është bërë tek minjtë dhe është vërejtur se minjtë të cilët ishin të ekspozuar ndaj valëve kishin më shumë rrezik për tu prekur nga kanceri.

Shkencëtarët britanik sot theksuan se studimet e kryera në njerëz nuk kanë dhënë prova që ka një lidhje të tillë dhe se telefonët celularë paraqesin rrezik për shëndetin, andaj studimi i fundit nuk është mjaft për të ngjallur shqetësime.

Studimi është kryer për shkak të rritjes së përdorimit të telefonëve celularë në nivel global dhe rënien e shëndetit publik e që realisht mund të ketë ndonjë lidhje në mes këtyre dy qështjeve.

“Fakti që tek minjtë e ekspozuar në rrezatim ka pasur në ngritje të rrezikut nga kanceri, i hedhë poshtë deklaratat e atyre që thonin se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet këtyre dy dukurive”, është shprehur Ron Melnick, studiues i Toksikologjisë.

“Këto gjetje të pjesshme nuk shkaktojnë ndonjë shqetësim të vërtetë në lidhje me rreziqet shëndetësore nga përdorimi i celularit ngase ka pasur hulumtime të mëhershme mbi këtë temë të cilat nuk kanë gjetur asnjë dëshmi të rrezikut e disa të tjera kanë gjetur prova shumë të kufizuara dhe këto rezultate nuk na kanë lëvizur nga pozita ku ishim dhe unë nuk do të ndaloj së përdoruri telefonin tim”, është shprehur profesor Kevin McConway.

Telefonët celularë lëshojnë rrezatim në formë të radiovalëve të cilat mund të thithen nga indet më të afërta por që nuk egziston ndonjë fakt se kjo mund të ndikoj në rrezikun nga kanceri.

Sipas studimeve të deritanishme nuk ka mjaftueshëm prova për të ardhur tek një përfundim i qartë dhe i plotë./lajmi.net