E sheh vdekjen me sy

Thonë se mrekullitë ndodhin, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e postuar në internet, ku tregon se si një person i shpëton vdekjes nga një kamion që po vinte në drejtim të tij.

Fun

23/07/2015 09:55

Siç raporton “Russia Today”, një shofer i një kamioni të ngarkuar me perime kishte humbur kontrollin e automjetit të tij, kur goma e parë i shpërtheu. Në atë moment kamioni humbi kontrollin, duke goditur rrethojat mbrojtëse në një urë në qytetin Irkutsk në Siberi, transmeton lajmi.net.

Në një video të regjistruar nga kamera e shoferit të automjetit që po vinte përballë kamionit, dëgjohen britmat e personave tjerë që ishin brenda duke e lutur zotin që rrethojat mbrojtëse të ndalojnë shpejtësinë e kamionit, sepse ai vinte i rrokullisur në drejtim të tyre.

YouTube player