E sheh lindjen e vajzës me FaceTime pasi e vonon avioni

Lindja e një fëmije është një nga momentet më të bukura në jetë, por jo të gjithë baballarët mund të jenë aty të shohin djalin apo vajzën që vjen në këtë botë.

Fun

10/05/2018 10:38

Një ushtar amerikan u përpoq të udhëtone për në shtëpi në Brandon të Mississippi pasi bashkëshortja e tij po lindte, por për fatin e tij të keq avioni u vonua.

I ngecur në aeroport, Brooks Lindsey pa momentet e para në jetë të vogëlushes Millie në një video telefonatë me bashkëshorten Haley Lindsey.

Një bashkëudhëtare i tij e fiksoi këtë moment të babait që shihte me ankth videon në telefon. “Ai po qante dhe zemrat tona u prekën. Të gjithë i dhamë hapësirë. Kur dëgjuam fëmijën që po qante iu bashkuam. Doja ta ndaja këtë sepse nuk duhet të harrojmë kurrë ushtarët tanë që na shërbejnë çdo ditë, dhe sakrificat që ata bëjnë”, poston në Facebook Tracy Dover. /Lajmi.net/