E sheh duke qëndruar vetëm, përdor Google Translate për t’i bërë një shkrim prekës (Video)

Dhjetë vjeçari Rafael ka lëvizur nga Meksiko dhe tani është student në shkollën fillore. Vështirësia e tij më e madhe është se nuk di gjuhën angleze.

Fun

04/04/2017 15:07

Një shoqe e klasës, duke e parë atë të qëndrojë vetëm, përdori google translate për t’i shkruan në gjuhën spanjolle. Ajo e ftoi Rafaelin që të ulet me të në bankë dhe i tha se do ta ndihmonte ta mësonte gjuhën angleze, transmeton lajmi.net

Vajza mori çmimin si studentja e muajit, për sjelljen e mirë që e kishte bërë.

Kjo storie u përhap shumë në rrjetet sociale dhe të dy familjet u takuan, u njohën dhe u lumturuan shumë kur dëgjuan për fëmijët e tyre.

Tashmë, ata janë miq shumë të mirë, që sipas Rafaelit, nuk do të ndahen gjithë jetën. /Lajmi.net/

YouTube player