E shajnë pse ushqen fëmijën me gji në parking, djali 6 vjeç e mbron kështu

Zgjodhi një parking disi të mënjanuar për të ushqyer në makinë, fëmijën e saj katër muajsh, ndërsa ishte në shoqërinë e djalit të saj më të madh, gjashtë vjeçar.

Bota

07/01/2016 15:09

Telaine Smith, një nënë e re australiane, as që e imagjinonte që rutina e saj e ushqerjes së foshnjes, do të ndërpritej nga një tjetër grua, e cila ju afrua dritares së mjetit dhe i tha në një mënyrë aspak të këndshme, që të mos e tregonte gjirin në publik.

Zonja Smith, nuk pati kohë të reagonte apo të indinjohe. Por djali i saj i madh, Dallas, siç shkruan Huffington Post U.S., e bëri në vendin e saj.

Ai iu drejtua gruas me fjalët, “Nëse të bezdis, mos e shiko”.

Gruaja thotë se ndihet shumë krenare me të birin, ndërsa thekson se nuk ka asgjë të ganuar në ushqyerjen me gji në publik.

Telaine, e tregoi historinë e saj në media, për të inkurajuar femrat e tjera që të mos frenohen në këtë drejtim. –