E rrezikshme ajo çfarë ka bërë fansi për Capital T

Reperi Capital T është ndër artistët më të pëlqyer të estradës shqiptare dhe njëherësh ndër më të kërkuarit.

ShowBiz

31/12/2017 15:41

Kudo që është i pranishëm për të performuar, Capital T ka gjithmonë sallat e mbushura përplot me fansa të tij, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka postuar një fotografi përmes të cilës ka treguar se çfarë ka bërë një fans për të.

“2017-a ishte i çmendur,  nënshkrimi im i bërë tatuazh”, shkruan ai mbi fotografinë në të cilin shihet dora e një prej fansit/fanses së tij teksa ka ndërmarrë këtë vendim për të bërë nënshkrimin e reperit në duar.

Kujojmë që gjatë këtij viti, Capital T ka publikuar disa këngë radhazi, e ndër më të suksesshmet ishin “Andiamo” në duet me Ardian Bujupin dhe “Hatixhe” në bashkëpunim me Mixey. /Lajmi.net/