E rrallë-vitet ‘40, Kontesha bukuroshe kërkon adrenalinën, plaku shqiptar indiferent

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka postuar në profilin e tij në rrjetin special, Facebook një foto të realitetit shqiptar të viteve ’40.

Fun

25/01/2016 12:05

Në të shfaqet kontesha austriake Marion Grafin Donhoff e cila sëbashku me një mikeshën e saj, vinte vërdallë Europës me makinë për të gjetur adrenalinë dhe emocion. Fotoja është shkrepur teksa kontesha merrte kthesën në Qafë Krrabë. Kontesha sheh nga lart një plak shqiptar, dhe në sy bie i moshuari që ka ulur kokën dhe sheh përtokë pa i kushtuar vëmendje bukurisë dhe luksit.

“Marion Grafin Donhoff (1909-2002), ka pa ken nje konteshe austriake, nga ato grate energjike, te mbetura pa qellim pas fundit te “belle epoque”, qe vinin verdalle neper skutat e Evropes per te gjetur emocion. Ne vitin 1936, bashke me nje shoqen e saj, ben nje udhetim me makine neper Shqiperi, duke u bere nje prej sensacioneve me te forta te kohes. Dy femra, vajza te reja, qe udhetonin me veture te hapur -gjeja me moderne e kohes-, udheve te zhavorta te Shqiperise post’osmane. Ngjan si teme per film.

Ne foto, Marion e fotografuar nga shoqja e vet, ne nje nga kthesat e Qafe Krrabes. Kjo foto qe ka sherbyer edhe si kopertine per librin e kujtimeve te saj, eshte nje prej me te bukurave. E mbushur plot kontraste, kontradikta e trishtim, mes vajzes se re qe sheh per se larti dhe plakut shqiptar te ngrire perdhe ne te shkuaren e vet. A”, shkruan Lame në profilin e tij”. /BW