E rrallë: Messi shënon me kokë (Video)

Lionel Messi ka kaluar Barcelonën në epërsi në ndeshjen ndaj Ajaxit, duke shënuar gol me kokë në minutën e 36’ të takimit.

Sport

05/11/2014 21:28

Barcelona momentalisht është duke udhëhequr në takimin me Ajaxin, pasi Messi shënoi gol me kokë në minutën e 36’ të takimit.

Ky është goli i 70-të i Messit në Ligën e Kampionëve, duke barazuar kështu numrin me Cristiano Ronaldon, i cili gjithashtu posedon 70 gola në garën më të madhe europiane.

Ai është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të Raulit, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 71 gola.

Video