E rrallë, luanesha ushqen leopardin (Foto)

Një leopard nuk mund t’i zhdukë njollat e tij, por duket se kjo luaneshë nuk do ta dijë për këtë.

Fun

14/07/2017 16:58

Kurrë më parë nuk ishte fotografuar një luaneshë duke ushqyer këlyshin e një lloji tjetër, diçka që ekspertët thonë se është tejet e rrallë. Fotot u bënë fare rastësisht nga një turist holandez, i cili po vizitonte Parkun Kombëtar NgoroNgoro në Tanzani.

Nëna luaneshë quhet Nosikitok dhe vetëm pak javë më parë lindi tre këlyshët e saj, diçka që duket e ka bërë të ndjeshme edhe ndaj këlyshit të vetmuar të leopardit. Luaneshat adoptojnë gjithnjë luanë të vegjël kur nënat e tyre nuk jetojnë më dhe fotot tregojnë se kjo nuk qenka e vërtetë vetëm brenda species.

Qaforja që shihni tek luanesha është një gjurmues GPS me të cilën pajisen shumë kafshë në parqet kombëtare apo rezervate për t’i gjurmuar, studiuar dhe sigurisht ruajtur. Ekspërtët thonë se ushqimi i një leopardi nga luanesha është i paprecedent dhe nuk ka një tjetër rast të tillë të regjistruar.

Normalisht, një luaneshë do ta vriste një këlysh leopardi, pasi do ta konsideronte thjesht një konkurrent në zinxhirin ushqimor, por duket se natyra dhe macet e mëdha kanë ende shumë mistere për të na trguar. /Lajmi.net/