E rrallë: Gjyqtari zgjatë këmbën për të rrëzuar lojtarin, pastaj e ndëshkon me të kuq

PSG ka shënuar tjetër fitore në Ligue 1 në udhëtim të Nantes.

Sport

14/01/2018 23:33

Në këtë ndeshje, është parë një incident sa interesant aq edhe qesharak.

Është gjyqtari i takimit dhe lojtari i Nantes, Diego, që janë përfshirë në gjithë këtë.

Diego gjatë një kundërsulmi të PSG-së, shtyu pak gjyqtarin për ta rrëzuar në tokë, teksa ky i fundit u mundua t’ia kthejë menjëherë duke zgjatur këmbën për ta rrëzuar.

Pas kësaj, gjyqtari i nervozuar nuk kurseu edhe kartonin e verdhë për Diegon, i cili veç e kishte një karton nga pjesa e parë./Lajmi.net/