E rrallë: Gjarpri i lidhur për shtyllës elektrike, kap shpendin me gojë

Një piton me gjatësi prej tri metrash është shfaqur duke ngrënë një shpend, ndërsa varej në një shtyllë elektrike.

Fun

21/02/2019 16:13

Pronarët e shtëpive kapën videon tronditëse pasi vunë re incidentin e jashtëzakonshëm në Kingscliff, në Uellsin e Ri Jugor, transmeton lajmi.net.

Gjarprin shihet duke përdorur dhëmbët e tij për të kapur kokën e zogut ndërsa qëndron në ajër.

Pitoni pastaj shfaq dominimin e tij dhe siguron kontrollin e tij duke e mbështjellë me forcë me trupin e tij rreth shpendit.

Shpendi tkurret në madhësi, ndërsa pitoni rrit forcën e tij dhe duket ta ngulfatë atë.

Pronari i shtëpisë ndau videon në Facebook të mërkurën, duke mbishkruar: “kurrë më parë nuk kam parë diçka të tillë”. /Lajmi.net/