E rrallë: Foshnja lind brenda qeskës së paprekur amniotike

Raste të tilla janë mjaft të rralla, duke ndodhur 1 në 100 mijë sosh.

Fun

13/02/2019 16:06

Këto imazhe mbresëlënëse tregojnë një foshnje, të gjinisë mashkullore, të lindur ndërsa ishte brenda qeskës amniotike, transmeton lajmi.net.

Fotografitë janë realizuar brenda spitalit ‘Praia da Costa’ në qytetin Vila Velha të shtetit brazilian Espirito Santo, nga fotografja Jana Brasil, e cila është e specializuar në fotografi të lindjeve.

Në fotografi, foshnja e porsalindur, e emëruar Noa, mund të shihet ende brenda qeskës amniotike pasi lind me prerje cezariane.

I gjithë trupi i Noa-s është i ‘ngulfatur’ në qeskën amniotik, duke i dhënë një pamje të çuditshme atij.

Fotot janë postuar në internet dhe kanë mbledhur mijëra pëlqime e komente. /Lajmi.net/