E rrallë: Audi Q7 nxjerrë kamionin e bllokuar nga bora

Bora ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa ka shkaktuar probleme për shumë vozitës makinash.

Fun

30/01/2019 22:57

Vështirësi të madhe kryesisht kanë hasur personat që kanë provuar të udhëtojnë me makinë nëpër viset malore, njofton lajmi.net.

Kjo gjë ilustrohet me rastin e hasur në rrugën Sarajevë-Foça, në të cilën është bllokuar një kamion nga bora.

Megjithatë, këtij kamioni i del në ndihmë një veturë Audi të tipit Q7, i cili arrin ta nxjerrë atë nga bora.

Ndiqeni videon për ta parë veprimin. /Lajmi.net/

YouTube player