E rrallë, arrestohen gjatë mbledhjes së qeverisë së Ukrainës

Policia e Ukrainës e ka ndërprerë sot një mbledhje të qeverisë, e cila transmetohej direkt në televizion, dhe ka arrestuar shefin e Shërbimeve të situatave emergjente, Serhiu Bochkovskiy, dhe zëvendësin e tij, Vasyl Stoyetskiy, dhe i ka nxjerrë të prangosur.

Bota

25/03/2015 19:09

Ministiri i Brenshëm, Arsen Avakov tha se të dy zyrtarët e arrestuar janë të dyshuar për korrupsion.

Kryeministri, Arseniy Yatsenyuk ka sugjeruar se këta persona e kanë dëmtuar rëndë Ukrainën, në periudhën e vështirësive ekonomike dhe konfliktit me separatistët pro-rusë.

“Kur vendi është në luftë dhe kur ne e llogarisim secilën para, ata kanë vjedhur nga populli dhe shteti”, tha kryeministri Yatsenyuk.

Këto arrestime u bënë disa orë pasi presidenti, Petro Poroshenko, e shkarkoi një guvernator të fuqishëm dhe të pasur. Kjo tregon se Kievi po dërgon sinjal se zyrtarët duhet të punojnë sipas ligjit për të mirën e sigurisë dhe stabilitetit të Ukrainës.