E rrahu McGregorin, Khabib e ‘kërcënon’ edhe një emër kryesor nga UFC

Khabib Nurmagomedov e ka marrë brezin që e fitoi në kuadër të UFC 229.

Sport

10/10/2018 09:23

Luftëtari i arteve marciale, Khabib Normagomedov arriti që ta mposht Conor McGregorin, por që përballja e tyre përfundoi me dramë.

Khabib ka arritur më në fund që ta marr titullin e kampionit të peshave të lehta, por që ishte në dilemë nëse një gjë e tillë do të ndodh, përcjell “lajmi.net”.

Konfirmimin për marrjen e brezit e ka bërë të ditur vetë boksieri rus, që ka bërë një shaka me kreun e UFC-së, Dana White.

“Dana White je me fat që ma dhe brezin ose do ta thyeja makinën, e di lokacionin tënd të parkimit”, ka shkruar Khabib në Instagram. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BouZw2_n-L6/?hl=en&taken-by=khabib_nurmagomedov