E rrahën për vdekje sepse hëngri mish të … !?

Një burrë i moshës 50 vjeçare është rrahur për vdekje, kurse djali i tij 22 vjeç ka pësuarlëndime të mëdha në shtetin Uttar Pradesh - pas thashethemeve se ata dhe familja e tyre konsumonte mish të lopës, kishte deklaruar policia.

Fun

30/09/2015 12:57

Muhammad Akhlaq dhe djali i tij ishin rrahur qëllimshëm nga banorët e fshatit Bisara. Sulmi ndaj Akhlaq dhe familjes së tij kishte ndodhur rreth orës 10’të të mbrëmjes ditën e hënë, pasiqë në një tempull vendas ishte dhënë ‘lajmi’ se kjo familje kishte konsumuar mish të lopës.

Fermeri Akhlaq kishte vdekur nga lëndimet e marra, kurse djali i tij ishte shtruar në një spital publik, dhe mjekët kishin thënë se ai ndodhet në një gjendje kritike. Protesta të dhunshme kanë shpërthyer pasiqë gjashtë njerëz të dyshuar se janë të përfshirë në këtë incident ishin arrestuar në Delhi.

Prijësi i fshatit Bisara, Sanjeev Kumar Rana – i cili punon një shitore dhe e cila gjendet afër tempullit, ka thënë prifti i tempullit dhe një ndihmës ishin në mesin e atyre që janë arrestuar, kurse policia kishte deklaruar pasaj që prifti ishte liruar pas marrjes në pyetje, transmeton /lajmi.net