E rrah një femër në Fushë Kosovë dhe më pas ia vjedh çantën

Një femër në Fushë Kosovë është sulmuar nga një person dhe më pas i është vjedhur çanta.

Lajme

15/01/2019 08:51

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Enver Maloku” në Fushë Kosovë, gjatë ditës së djeshme një femër ka raportuar se derisa kishte qenë duke e pritur liftin në një objekt banesor, një person i dyshuar i panjohur e kishte sulmuar duke e goditur në bark (abdomen) dhe më pas ja kishte marr çantën e krahut në të cilën kishte pas para dhe dokumente personale, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/